Veliaj prezanton projektin për rijetësimin e Sarajeve: Do ta kthejmë në Muzeun Etnografik të Tiranës

Kryebashkiaku, Erion Veliaj së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margarit kanë marrë pjesë në prezantimin e projektit të Sarajeve të Toptanëve në Muzeun Etnografik në Tiranë, pasi pak kohë më parë u shpëtuan nga zjarrvënia.

“Në 17 gusht 2021, një nga punonjësit e Policisë Bashkiake raportoi se kishte parë një person, i cili ishte futur nga dera e pasme dhe kishte hedhur një shishe me benzinë, duke thyer xhamin e godinës. Dy minuta nga raportimi, zjarrfikësja e Tiranës shuajti zjarrin e asaj që mund të kishte patur fatin e shkollës ‘Kosova’. Më vjen mirë që nga incidenti, që fatmirësisht u shua nga zjarrfikësit në dy minuta, qyteti përftoi një pronë publike, që sa të jetë jeta do të jetë pronë e bashkisë, e qytetit dhe e qytetarëve të Tiranës”, kujtoi Veliaj.

Ai zbuloi se projekti MET (Muzeu Etnografik i Tiranës) do të zhvillohet nga e njëjta studio që realizoi Muzeun Marubi dhe Muzeun e Gjirokastrës. “MET mund të jetë një emër shumë urban, por MET-i është një shqiptim me ‘slang’ tirons i asaj që mund të jetë kjo ndërtesë në përditshmëri. Unë jam i sigurt se qyteti, ashtu siç i jep një nofkë dikujt – dikë e quan Lali, dikë ndryshe, por i jep një nofkë edhe ndërtesave dhe jam i sigurt se ndërtesa do të njihet me një emër. Sot jam i lumtur që merr udhë më në fund ky projekt, pas një studimi shumë të detajuar dhe një debati shumë të madh për ruajtjen e Tiranës së vjetër,” deklaroi më tej ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se pas Pazarit të Ri, Muzeu Etnografik i Tiranës është jetë një tjetër projekt i rëndësishëm kulturor që zhvillohet në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arkitekti Jesus Hernandez zbuloi disa nga detajet e projektit. “Koncepti është frymëzuar nga tradita e Tiranës. Kjo është shumë frymëzuese për ne, prandaj e kemi ndarë në tre pjesë. E para është ndërtesa, e cila sot është bosh, por ka rëndësi për trashëgiminë kulturore. Pjesa e koleksioneve sepse ka shumë elementë në këtë qytet që janë shumë të rëndësishëm të tregohen para njerëzve. Po ashtu, është shumë e rëndësishme të përfshijmë njerëzit, audiencën, publikun. Koncepti tjetër që kemi menduar është ai i kulturës dhe me kulturën, e kulturës së veshjes, por edhe muzika, kuzhina. Këto janë aspekte të lidhura me kulturën e Tiranës. Elementi i fundit është pjesa e thurjes e së kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes. Zakonisht muzetë punojnë me të kaluarën dhe të tashmen, por ne mendojmë se muzeu duhet të shohë edhe të ardhmen,” shpjegoi Hernandez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?