Veliaj: Puna nuk ndal, vazhdojmë me rindërtimin deri në shtëpinë e fundit

Edhe gjatë stinës së verës puna e Bashkisë së Tiranës nuk ndalet. Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi familjen Dumi me 6 anëtarë në Vaqarr, e cila sapo hyri në shtëpinë e re më të fortë e më të mirë të ndërtuar falë programit të rindërtimit.

”Ishte shumë kënaqësi të vizitoja shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit të nëntorit 2019, të familjes Dumi, në Vaqarr”,-shkruan Veliaj në Instagram, duke dhënë edhe mesazhin që ”puna nuk ndal, vazhdojmë me rindërtimin deri në shtëpinë e fundit”.

Kryebashkiaku thekson se pavarësisht se në këtë periudhë shumica e qytetarëve janë me pushime, qeveria dhe Bashkia po kujdeset që të mbarojnë edhe shtëpitë e fundit të dëmtuara nga tërmetet. Ky është një shembull sesi një kryetar bashkie është në shërbim të nevojave të çdo qytetari, dhe nuk preferon pushimet luksoze siç mund të bëjnë të tjerët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

SHKARKO APP