Veliaj: Qyteti që s’respekton të parët, s’është shembull për të gjallët

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e varrezave të kryeqytetit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryetari i saj, Erion Veliaj, njofton aksionin më të fundit që ka nisur administrata që ai drejton.

“Qyteti që nuk respekton dot të parët, nuk është shembull për të gjallët”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërmarrja e Pastrim Gjelbërimit nr. 1 në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve të Funeralëve janë përqendruan në varrezat e Sharrës. Mësohet se ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës pas pastrimit nga ndotja e shkaktuar, për shkak të situatës së degraduar ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh, do të nisë rehabilitimi dhe risistemimi i varrezave. Situata në të cilën ndodhet varreza e Sharrës është kthyer në një shqetësim për shumë qytetarw të cilët kanë të afërmit e tyre që prehen aty. Pastrimi i varrezave do të vijojë paralelisht në Tufinë dhe varrezat e tjera publike ku do të ndërhyhet për ta kthyer në gjendjen më të mirë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?