Veliaj reagon pas fitores së PS në Vorë: U shërbejmë edhe atyre që nuk na votuan!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur fitoren e Partisë Socialiste në Bashkinë e Vorës dhe zgjedhjen e kryetarit të ri, Blerim Shera. Në një deklaratë për mediat, Veliaj tha se rezultati tregoi se nuk ka më bastione në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje se kjo bashki ka qenë bastion i së djathtës.

“Po ngrihet standardi sidomos në zonën e Vorës. Kemi fituar Bashkinë e Vorës, me 70%. Falënderoj të gjithë që punuan për këtë ditë. Unë besoj që kemi disa mesazhe që marrin nga Vora. Dua të falënderoj komisionerët. Fakti që pati konsensus, që kishte një rezultat të shpejtë, do të thotë që e ardhmja mbështetet tek teknologjia. Dua të falënderoj zonjat e Vorës, kemi pasur një pjesëmarrje të madhe në Vorë. Nuk ka më bastione në Shqipëri. Ky ishte testi i parë që kishim një përballje mes të majtës dhe të djathtës. Nejrëzit janë të lodhur nga përplasjet. Për ata 30% që nuk na dhanë votën, duam t’u themi që do ju shërbejmë pa dallim.

Nuk i kemi ndarë njerëzit në të majtë dhe të djathtë. Këtë përkushtim do e kthejmë në punë. Dua t’i falënderoj ata që nuk na votuan. Na dhanë një mesazh që ka akoma punë për të bërë. Ata që duan votë për sherr, për të zgjidhur hesapet e tyre, nuk janë mesazhe për 2022. Do nisim punën nga nesër për Vorën. Do vazhdojmë me ndërtimet e reja, 5 shkolla. Do bëjmë çmos që në kohë rekord të rikuperojmë anomalive të 4 mandateve në Vorë. Dua t’ju kujtoj të gjithë qytetarëve, ata që ne kemi mundur nuk janë armiqtë tanë, ata janë njerëz që jetojnë në Vorë. Jorida nuk është armikja ime. Do të duhet të bashkëjetojmë dhe të gjejmë mënyrë dhe gjuhë që në të garojmë me projekte. Kjo do të jetë gjuha e të ardhmes” – tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?