Veliaj: Rruga e Pallatit të Kongreseve është gati, çlirojmë trafikun në bulevard (FOTOT)

Tiranës i shtohet edhe një rrugë e re që pritet të lehtësojë jo pak lëvizjet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe pjesën rreth stadiumit “Qemal Stafa”. Bëhet fjalë për rrugën që ndan Pallatin e Kongreseve dhe hotel “Rogner”, e cila deri më tani kishte funksionuar vetëm për makinat e administratës së KQZ-së dhe vet drejtorisë që ka në administrim Pallatin e Kongreseve. Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në facebook, ku dhe ka publikuar dhe një album me foto të rrugës.

 “Jemi thuajse gati tek rruga e Pallatit të Kongreseve, punë ditësh çlirohet trafiku në bulevard! Shumë faleminderit për durimin!”, shkruan kryebashkiaku, Veliaj. Pjesë e punimeve të këtij projekti ka qenë edhe rikonstruksioni i gjithë hapësirë nga pas Pallatit të Kongreseve, e cila deri më tani kishte funksionuar si parkim privat. Të gjitha punimet janë kryer sipas standardeve bashkëkohore, ku përveç rrugës së makinave, janë ndërtuar korsi për biçikletat, këmbësorët dhe personat që nuk shikojnë.

rruga1 rruga2 rruga3 rruga4 rruga5 rruga7

SHKARKO APP