Veliaj: Shtëpitë individuale dhe pagesat e Rindërtimit përfundojnë brenda 2020, apartamentet duan dhe një vit

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se pa u mbushur ende viti, 6 mijë qytetarë kanë marrë pagesat e tërmetit. Në një intervistë për emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ në News24, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se brenda këtij viti në Tiranë përfundojnë shtëpitë individuale dhe pagesat për Rindërtimin, ndërsa apartamentet që do rindërtohen do të do jenë gati vitin e ardhshëm.

Bashkia Tiranë i kalon me lote këto lista. Ne marrim dosjet nga Njësia Administrative. Disa herë mund të mungojë ndonjë dokument në dosje dhe ua kthejmë qytetarëve për t’’i plotësuar. Një pjesë tjetër ka të bëjë me faktin se nga momenti që Bashkia merr vendimin duhet 10 ditë që kjo të kalojë në prefekturë. Nëse dikush dëgjon emrin në Këshill Bashkiak dhe shkon menjëherë te posta, kjo nuk ka si të ndodhë. Nga 11 mijë aplikime në Tiranë rreth 6 mijë kanë mbaruar punë. Rreth 1 mijë kanë shtëpi të dyta dhe të treta. Kjo është një skemë solidariteti, një skemë për të ndihmuar atë që realisht nuk ka mundësi. Nëse dikush ka, po marr shtetasin Lulzim Basha, pallat në Tiranë, dy vila në periferi të Tiranës dhe dy vila në Hamallaj në Lalëz, një njeri që ka 5 vila të deklaruara, nuk përfiton nga kjo. Këtu përfiton ai që është hallexhi”, tha Veliaj.

I pyetur se kur është afati përfundimtar për t’i marrë të gjitha paratë, Veliaj u shpreh se si afat është vendosur fundi i këtij viti.

Ne kemi vënë si afat fundin e këtij viti. Sot është data 21 shtator,. Është viti nga tërmeti i parë. Ne sot japim në Petrelë shtëpinë e 62-të. Pra kemi mbaruar brenda vitit shtëpitë e tërmetit të shtatorit dhe kemi dhënë 3 mijë pagesa. Pra tërmeti është më i vogël dhe ne kemi dhënë 3 mijë pagesa dhe 62 shtëpi. Ky tjetri ishte tërmet shumë më i madh. Kemi mbi 10 mijë pagesa, 1 mijë shtëpi individuale dhe 3 mijë apartamente. Me shtëpitë individuale dhe me pagesat përfundojmë këtë vit, ndërsa apartamentet nga natyra e ndërtimit do të marrë ndoshta edhe një vit”, u shpreh kryebashkiaku.

SHKARKO APP