Veliaj: Strategjia fituese e PS, jo mbi llogaritë e një opozite të përçarë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e mbajtur sot në takimin e Këshillit Koordinues të qarkut Tiranë, tha se falë mirëorganizimit dhe koordinimit në çdo degë të saj, sot Partia Socialiste është forca më e pathyeshme e më solide në Republikën e Shqipërisë. Sipas tij strategjia fituese e PS-së, nuk ka qenë llogaria e një opozite të përçarë, por llogaria e punës brenda strukturave të saj.

“Të gjithë presin që Shqipëria të performojë më mirë, Shqipëria të ngrihet më lart, Shqipëria të transformohet, por koncepti i kombit është një koncept abstrakt. Kombi ka një qeveri, qeveria vendoset nga zgjedhjet.

Zgjedhjet janë një garë mes partish dhe e thënë më shkurt: fati i këtij kombi, varet nga fati i kësaj partie, mënyra si qeveris, si organizohet, si i fiton betejat dhe si i bashkon njerëzit Partia Socialiste e Shqipërisë.

Në këtë takim të parë, ku secili prej nesh do të duhet që të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë, formula është shumë e qartë. Aty ku secili prej nesh e bën me këtë përgjgjësi pjesën e vet, atëherë e gjithë panorama e madhe e një Partie Socialiste fitimtare dhe të vendosur është kartolina jonë e fitores”.

SHKARKO APP