Veliaj: Ta çojmë shërbimin aty ku duhet, në dobi të qytetarit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, duke marrë fjalën sot në takimin me donatorë dhe përfaqësues të projekteve të huaja që operojnë në vendin tonë, me qëllim identifkimin e potencialeve për asistencë teknike dhe financiare për të ndihmuar bashkitë e krijuara mbas ndarjes së re territoriale për hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore Territoriale, u shpreh se planet e zhvillimit të bashkive nuk duhet të shihen vetëm si leje për ndërtime, pasi në planet vendore sipas tij, duhet t’i lihet vend urbanizimit dhe zhvillimit ekonomiko-social, në shërbim të komunitetit.

“Synimi i planit është të çojmë shërbimin aty ku duhet në dobi të qytetarit. Nuk mund të zhbëjmë atë që është bërë deri tani, por duhet të rijetëzojmë zonat që sot vuajnë gabimet”, tha Veliaj.

Ai përmendi edhe disa nga arritjet e institucionit që ai drejton.

“Bashkia e Tiranës ka bërë edhe dëgjesë publike për planet e Tiranës dhe do të vazhdojë ta bëjë. Ky është një proces i gjatë dhe shumë bashki do të kenë nevojë për mbështetje financiare”, deklaroi Veliaj.

SHKARKO APP