Veliaj thirrje banorëve të pallatit te “Myslym Keta”: Mendoni për familjet tuaja, mos u përdorni nga politika

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të buxhetit të vitit të ardhshëm për Njësinë 10 u bëri thirrje banorëve të rrugës “Myslym Keta” që mendojnë për më të mirën e familjes së tyre. Veliaj tha se duhet të marrë fund militantizmi partiak që sipas tij ka si synim të bllokojë projektet.

“Beteja e këtyre ditëve, besoj e keni vënë re, është për një pallat të dëmtuar nga tërmeti – një pallat i ndërtuar vite më parë me punë vullnetare, në ato vitet e vështira kur edhe tullat ishin skarco. Pasi u dëmtua nga tërmeti, 90% e familjeve të pallatit mori banesa të reja, më të mëdha, më të forta dhe më të bukura se sa ato që lanë, por del gjithmonë një 10%, me gishtat përpjetë, dhe thotë: Për ideal të partisë nuk dua të jetoj më mirë. Tani kam një pyetje: Kush është partia më e rëndësishme në këtë vend? Familja! Ajo është partia më e rëndësishme. Sigurisht, partitë me logo na duhen, ne garojmë me to, unë jam krenar që jam socialist, por familja është partia më e rëndësishme. Sot ka njerëz që thonë: Unë e sabotoj Edi Ramën dhe Erion Veliajn se kështu më thotë partia, por një jetë kemi. 90% e banorëve të pallatit kanë shkuar te apartamentet e reja te “5 Maji”, ikën nga një pallat i rrezikshëm”, u shpreh Veliaj.

“Saliu dhe Iliri jetojnë në Lalëz, vijnë në Tiranë për të mbjellë sherr. Kurse banorët e pallatit rrinë me gishta përpjetë atje, në kushte spartane, pa drita, pa ujë, marrin bonusin e qirasë, nuk marrin shtëpi me qira, por i fusin në xhep. Ndërkohë, shtëpia e re është bërë gati dhe pret të futen. Thirrja ime për gjithë këta njerëz është: Lërini mor partitë, mendoni për familjet tuaja! Nëse qëllon që tani është kjo parti, që quhet Partia Socialiste dhe po i bën njerëzit me shtëpi e me katandi, jepjani votën kujt të doni, por rregulloni familjet tuaja, shkoni në një vend të sigurt dhe jetoni me dinjitet. Ata të gjirit të Lalzit i kanë zgjidhur hallet e tyre. Ata thonë: O burra, ku të gjejmë dikë që ta gënjejmë. Ndaj, ato familje që kanë mbetur në atë pallat dhe nuk pranojnë të shkojnë në shtëpitë e reja po përdoren”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?