Veliaj: Transporti publik duhet të ketë bileta elektronike


Çështja e biletës të transportit publik, është një nga temat që opinioni publik ka interes. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i ftuar në Tonight të gazetares Ilva Tare, ka deklaruar në herë e mirë që nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës të transportit publik.

Por nuk ka mohuar se nëse rritet cilësia, atëherë mund të ketë rritje të çmimit. Duhet të ketë një zgjerim të linjave dhe duhet të kemi një biletim elektronik.

Nuk ka munguar dhe akuzat që Bashkia gjatë katër viteve të menaxhimit nga Basha, nuk ka pasur punime dhe shiriti ishte prerë aty.

Një pikë tjetër e diskutimit ishte dhe stafi në Bashki, nëpunësit që gëzojnë statusin ata janë në punë, por kur një nëpunës nuk vjen në punë ai padyshim është shprehur Veliaj i shkurtohet paga ose largohet.

R.Shtylla 

SHKARKO APP