Veliaj: U kthejmë qytetin, njerëzve që duan progresin

Parkut të Liqenit i janë shtuar edhe 200 pemë të tjera lisi. Bashkia e Tiranës i ka mbjellë ato në pjesën jugore të Liqenit, në zonën që kufizon me Unazën e Madhe, e cila deri para pak kohësh ishte kthyer në një vatër papastërtish dhe infeksionesh për banorët e zonës dhe të vetë liqenit.

Është vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që e bënë të ditur këtë lajm në rrjetin social facebook, të cilin e shoqëron edhe me një album me foto jo vetëm nga ky aksion, por edhe punët e tjera publike që po bëhen në qytet.

“Mbollëm 200 pemë Lisi sot tek Parku i Liqenit, filluam trotuarin e ri tek Rr. 5 Maji, rikonstruktuam rrjetin e ujësjellësit tek Komuna e Parisit dhe riparuam rrugën “Mihal Grameno”. Ua kthejmë qytetin njerëzve që duan progresin”, shkroi Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

4f87d312-a791-4fb0-b5f0-7779e213319a

308f3992-d6e0-40a3-9b50-85b5bde221a0

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?