Veliaj u përgjigjet kompanive të ndërtimit: I qëndroj vendimit, kamionët dhe betonieret do lëvizin natën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar sërish sot vendimin për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda dhe betoniereve gjatë ditës në rrugët e Tiranës. Duke folur në takimin me kryetarët e Bashkive të Shqipërisë, Veliaj theksoi se ky ishte një vendim i vështirë, por i drejtë.
“Duke ardhur këtu po dëgjoja të gjitha kundërshtimet e kompanive të betonierëve. Por, sot siç e pate, vihet më kollaj në Tiranë sepse betonierët dhe kamionët punojnë natën. Puna e kryetarit të Bashkisë është ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’.
Nuk i kënaqim dot të gjithë! Gjithmonë, do jetë dikush që do mërzitet, por pyetja është si do bashkëjetojmë? Për sa kohë që në Tiranë, çdo ditë, në 8 të mëngjesit, dalin 200 mijë makina për të shkuar në punë dhe në shkollë, atëherë minimumi që mund të bëjmë është që betoni dhe hekuri të hidhet natën dhe ditën të shkojmë në shkollë dhe në punë. Jam i vendosur t’i rri këtij vendimi”, theksoi Veliaj.