Veliaj: Vëmendje edhe në periferi të Tiranës

Nga dita e sotme, vogëlushët e zonës së Bregut të Lumit kanë një çerdhe të rikonstruktuar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në çerdhen “Zërat e Jetës”, ku mori pjesë në inaugurimin e rikonstruksionit të kësaj godine me mbështetjen e një banke private, e cila u bë pjesë e nismës “Adopto një çerdhe”.

“Fakti që sot ‘Zërat e Jetës’ është një ndër çerdhet më model të Tiranës, pikërisht zonën e Bregut të Lumit, në një nga lagjet më të varfra dhe me kushtet ekonomike më të vështira, është tregues se kemi të njëjtën vëmendje si për qendrën e Tiranës, ashtu edhe në periferi, për t’u siguruar që çdo qytetar i Tiranës merr të njëjtat shërbime”, deklaroi Veliaj. Çerdhja “Zërat e Jetës” është pjesë e projektit të nisur nga Bashkia e Tiranës pak kohë më parë për adoptimin e çerdheve, për të cilat u kërkua ndihma e bizneseve për t’i kthyer në funksionalitet të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke e konsideruar nismën “Adopto 1 çerdhe” si të suksesshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka preferuar të shikojë nga afër se çfarë është bërë nga donatorët, të cilët kanë raportuar të përfunduar godinat e marra në patronazh. “Më rezulton që gjithçka që është raportuar nga donatori përputhet në mënyrë të përsosur me atë që pashë me sytë e mi. Më vjen mirë që ofrojmë shërbim fantastik, cilësor, ndoshta edhe më të mirë se shumë çerdhe në ish Bllok ose brenda Unazës së Tiranës”, përfundoi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?