Veliaj vlerëson vendimin e Rudina Hajdarit: I heq kapelen
Erion Veliaj ka përshëndetur vendimin e marrë prej deputetes demokrate Rudina Hajdari për të mos djegur mandatin e marrë nga qytetarët në kryeqytet dhe përfaqësimin e tyre në parlament.
Teksa ka shpërndarë në rrjetet sociale intervistën e saj tek “Zëri Amerikës”, Veliaj ka thënë se qëndrimi i saj është një leksion qytetarie përtej bindjeve.
“Rudina Hajdari ka qenë një nga zërat qytetarë më kritikë të Bashkisë Tiranë por kjo s’më pengon t’i “heq kapelen” e t’ju kërkoj të gjithëve ta lexoni të plotë këtë leksion qytetarie përtej bindjeve”, shkruan Veliaj në një postim në Twitter.
.@rudina_hajdari ka qene nje nga zerat qytetare me kritike te @BashkiaTirane , por kjo s'me pengon t'i "heq kapelen" e t'ju kerkoj te gjitheve ta lexoni te plote kete leksion qytetarie pertej bindjeve 🙏🏻
Hajdari: Nuk e djeg mandatin, respektoj Kushtetutën https://t.co/Z4oS2BNDiJ
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) March 12, 2019
KOHA JONË SONDAZH

