Veliaj zbulon bisedën me Papa Françeskun: Nuk e mendoja kurrë që do të vinte kjo ditë në jetën time

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pak ditë më parë vizitoi Vatikanin, rrëfeu edhe pak nga biseda që pati me Papa Françeskun. Ai pohoi se Ati i Shenjtë e pyeti për Tiranën si Kryeqytetin Europian të Rinisë, por për të mbërritur deri këtu, sipas Veliajt ka qenë një kalvar i gjatë pune.

“Nuk e mendoja kurrë se do të vinte një ditë në jetën time, që Papa do të më pyeste se si kaloi viti i Tiranës si Kryeqytet Europian i Rinisë!

Njerëzit e paskan vetë në dorë, kur punojnë, kur përveshin mëngët, kur nuk i vënë stërkëmbësha njëri-tjetrit, kur kanë energji pozitive, kur e kuptojnë se politika nuk është qëllim në vetvete, por është mjeti për të bërë punë të mira, se vendimi i kryetarit të Bashkisë apo i Këshillit Bashkiak.

Apo i qeverisë dhe i Ministrisë, është mjeti për të bërë abonetë falas, për të përgjysmuar koston e konvikteve, është mjeti për të bërë Kartën e Studentit, është mjeti për të ndërtuar 40 shkolla në Tiranë, është mjeti për ta bërë qytetin tënd Kryeqytetin Europian të Rinisë”, tha Veliaj, në takimin në Njësinë 9 me të rinjtë.

SHKARKO APP