Veliaj zbulon planin për Unazën e Vogël: Ishte ideja e vjetër e Edit, ja si do bëhet

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në garë për një tjetër mandat në zgjedhjet e 30 qershorit ka zbuluar sot disa nga projektet e rëndësishme për kryeqytetin.

Gjatë takimit të sotëm, me kryeministrin Rama dhe banorët e Njësisë 10, Veliaj numeroi disa nga projektet sipas tij transformuese që do të vijojnë të zbatohen edhe në 4 vitet e ardhshme në kryeqytet.

Veliaj u ndal në disa detaje të projektit për Unazën e Vogël. Sipas tij, një nga projektet që do prekë edhe këtë njësi është ai për çlirimin e trafikut të makinave në pjesën e Unazës së Vogël nëpërmjet kalimit të saj nën tokë, nga segmenti te Shallvaret deri te pjesa përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po i tregoja kryeministrit planin që kemi për Unazën e Vogël, që ta fusim poshtë parkut, ta nxjerrim te Xhamia para Parlamentit, kështu zhduket i gjithë trafiku që futet nëpër të. Ka qenë idea e vjetër e Edit, po më në fund e kemi një koncept inxhinierik dhe e shpëton Tiranën si një gjullurdi e qendrës, edhe si trafik, edhe si ndotje”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?