Veliaj: Zjarrfikësit janë heronjtë tanë, ndërtuam një stacion të ri pas 40 vitesh

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për punonjësit zjarrfikës, të cilët i cilësoi si “heronjtë e një qyteti”. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj tha se kontributi i zjarrfikësve është i pazëvendësueshëm, veçanërisht gjatë situatave të jashtëzakonshme si tërmeti apo pandemia. Ai solli në vëmendje ndërtimin e një stacioni të ri zjarrfikës në zonën e Kinostudios, një investim që, sipas tij, nuk ishte bërë prej 40 vitesh në kryeqytet.

”Zjarrfikësit janë heronjtë e një qyteti. Për Tiranën dhe secilin prej nesh, mes ngjarjesh të jashtëzakonshme si ajo e tërmetit apo pandemisë, ata kanë qenë dhe janë më shumë se kaq: njerëz të sakrificës!

Jam krenar që prej ditës së parë në detyrë, kemi ditur të bëjmë gjënë e duhur për kolegët zjarrfikës, qoftë duke investuar në mjete më moderne për ta, në uniforma të reja dhe më shumë staf, qoftë duke i trajtuar me shtesa në pagë apo shpërblime për punën e tyre super të vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që më jep më shumë kënaqësi është fakti se arritëm të ndërtonim një stacion të ri zjarrfikës, nga themelet, në Kinostudio, një investim që s’kishte ndodhur në Tiranë prej 40 vjetësh, e që sot e ka bërë edhe më të sigurtë qytetin ku jetojmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me dalje në Unazën e Re dhe i pajisur me të gjitha mjetet dhe kushtet e nevojshme për një stacion modern, kjo godinë është prova e punës së bërë në një dekadë për ta çuar qytetin përpara. Mirënjohje për të gjithë punonjësit zjarrfikës që kanë punuar dhe punojnë në shërbim të komunitetit të Tiranës”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?