Veliajt i ndërpritet fjala nga këshilltari demokrat, ja batutat mes tyre

 

Një skenë e pazakontë ka ndodhur sor gjatë prezantimit të projektit të ri për Liqenin Artificial nga ana e kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj. Kështu, gjatë fjalës së këtij të fundit, anëtari i djathtë i këshillit bashkiak, Leonard Olli i është afruar Erjon Veliaj dhe i ka ndërprerë fjalën. Teksa Olli ishte i shoqëruar edhe me disa banorë romë, të cilët banojnë në një pjesë të Liqenit Artificial. 

Replikat

Erjon Veliaj: Një park që ka nevojë për gjelbërim dhe jo në një park që ishte gropë septike.

Leonard Olli: Urime për fjalën me aksion me goditje të përqendruar.

Veliaj: Besojmë te gjelbërimi, jo te banjo. Nëse doni banjo, e keni përballë.

Olli: Ju po dhunoni sot me dhunën e fadromave.

Veliaj: Që pastrohet qyteti, i thoni dhunë? Qyteti do të gjelbërohet, dashnorët e zhulit të shkojnë te SHQUP-i.

Olli: E keni gabim, unë do ju kërkoj diçka, unë ju dhashë dorën, ju përgëzova, por respektoni të drejtën minimale të jetesës dhe banesës.

Veliaj: Dhe fëmijët tuaj do të luajnë te Liqeni.

Olli: Lërini fëmijët, po diskriminoni njerëzit. Bashkia e Tiranës është zhytur në një zhul moral dhe politik.

Veliaj:. Edukata mësohet në shkollë dhe nuk kam sesi të ta mësoj. Kishit 4 vjet kohë dhe e bëtë qytetin zhul. Surprizë më të bukur për të treguar diferëncën mes shpellës dhe qytetit nuk mund të kishte.

Më pas, këshilltari i djathtë Leonard Olli është larguar nga skena ku po prezantoheshin projektet për parkun e Liqenit Artificial.

SHKARKO APP