Velipoja, policia “kryqëzon” bashkinë: S’mund të jemi edhe në det, edhe në rërë edhe në mal

Tetë ditë përpara se Velipoja të çelë zyrtarisht sezonin turistik, përfaqësuesit e policisë së shtetit kanë “kryqëzuar” drejtuesit vendorë të Shkodres mbi masat e marra.

Atë që do të duhej ta bënin strukturat e tjera të qeverisjes lokale, e bëri policia, duke ja rënditur njëra pas tjetrës problematikat që nga lejet abuzive për muzikën në lokale, hapësirat e papërcaktuara publike dhe për lëvizjen e mjeteve të ujit, tek ndërtimet pa leje dhe sinjalistika rrugore.

 Petrika Dumka, Shef i sigurise publike DPQSH Sezoni gati erdhi por jemi shumë prapa.  Janë kullat e vrojtimit por nuk ka njeri në to. Duhet rregulluar sinjalizimi rrugor. Me urdhër të kryeministrit duhet të përgatitet sfati i kualifikuar  Duhet staf i kualifikuar që të na ndihmoje. Vitin e kaluar ne si polici mund të numërojmë 23 raste që kemi dhënë ndihmën e shpejtë njerëzve në prag të mbytjes, që kemi shpëtur, fëmijë të humbur. Patrulla e shërbimit policor  nuk mund të hidhet menjëherë në det. Na mungon bashkëpunimi me strukturat e tjera. Gjithsecili e lë punën në dorë të policisë. S’ka polici në det, s’ka polici në rërë. Policia është me biçikleta e motora, në rendje të krimit në të katër anët por problemi i dhënies së ndihmës në det do staf të kualifikuar. Jo më larg se vjet një fëmijë nga Kosova më dha shpirt në dorë. Unë me uniformë futem sa mundem në det por duhet stafi i kualifikuar për këto raste. Emergjenca është çështje sekondash. Nuk mund të presë puna sa të vijë ambulanca nga Shkodra. Këto probleme na krijojnë imazh të keq sepse thonë s’ka polici, s’ka ambulancë.   

Swiss Digital Desktop Reklama

Niveli i zhurmave

Swiss Digital Mobile Reklama

Kam shefin e stacionit i cili për 3- 4 muaj mbeti duke mbyll lokalin këtu mbyll lokalin atje. Nuk ka pse ti mbyllë policia lokalet. Lokalet i mbyll ligji vetë. Duhet koordinim i punës me lejet mjedisore që jep bashkia.

Lokalet i mbyll ligji vetë. Duhet koordinim i punës me lejet mjedisore që jep bashkia.

Që ne nuk vihemi fare në dijeni por kur shkojmë e verifikojmë thonë na ka dhënë leje bashkia. Kërkoj që bashkia të na vërë në dispozicion lejet që ka dhënë për të gjitha subjektet. Që të mos i biem në qafë subjektit. Na bie telefoni, e na thonë lëre këtë se ka leje nga bashkia

Ndotja akustike është problem kryesor

Nuk mund ti jepet leje për zhvillim aktiviteti me muzikë një lokali kur në krah të tij është hoteli që nuk ka aktivitet muzikor. Duhet dalë në terren e të shikohen. Diskot larg ambienteve. Inspektoriati me aparaturën që mat nivelin e zhurmave të vijë të verifikojë lokalet brenda. Por aparatura vjen vetëm një herë në vit dhe i vihet faji policisë

Unë me veshë nuk mund ta mas zhurmën. Jam jashtë ligjit. T’i them mbylle se ke muzikë të lartë. Të ushtrohen të paktën 3- 4 kontrolle në muaj, minimumi.

Këtë problem e kemi dhe në Shkodër. Asnjë kontroll nga inspektoriati i mjedisit. Vetëm na mbetet  faturë tek ne shko mbyll lokalin këtu shko mbyll lokalin atje.

Është një problem që mua më duket shumë i nxehtë pasi atyre u duket se po i mbyll aktivitetin. Bashkia s’duhet të mbajë me hatër asnjë kur jep leje. Të caktojë edhe byrektore edhe muzikë të lartë. Ligji e ka caktuar sa duhet niveli i zhurmave duhet respektuar.

Kontrollet e cisternave te gazit

Duhet të jemi gati të bashkëpunojmë me kontrollet për instalimin e bombolave të gazit, cisternat. Vjet na ndodhi ngjarja ku humbën jetën babë e bir. Ky nuk është faji i policisë. Është faji i përgjegjësave që dueht të kontrollojnë depozitat e gazit, instalimet, valvulat. Subjekteve tu jepet vërtetim nëse është sipas parametrave ose të mbyllen.

Prioritet përvec garantimit të rendit dhe sigurisë publike në të gjitha zonat turistike kemi ndjekjen e paligjshmërisë, ndërtimit të objekteve pa leje.

Kam vërejtje dhe për inspektoriati ndërtimor i mbrojtjes së territorit të bashkisë.

Vijnë konstatojnë objektin e lënë të shkojë dy tre kate dhe më pas  i kërkojnë policisë na gjeni personi ku është? A nuk mundet që inspektoriati në momentin që të bëjë kontrollin të marrë me vete një shef stacioni, apo inspektor krimesh me vete dhe ta verifikojë në vend  pronarin?! Por na mbytën me shkresa na gjeni subjektin që ka ndërtuar këtu pa leje.

Drejtorin e turizmit është shumë prapa në kohë me ndarjen e territorit në ujë ku do të parkohen motorët e ujit, flamujt, shenjat dalluese, distancat. Duhen ndarë këto ditë që ne të dimë të orientohemi të bashkëpunojmë me shërbimet e kufirit që të dimë ku të kontrollojmë e patrullojmë

Vjet u bë një katrahurë skafesh që nuk dinin nga dilnin e nga hynin atëherë u detyruam të bllokonim aktivitetin dhe pas një jave a dy kur u plotësuan me dokumentacion të hapen.

Vijnë me skafe nga Italia e Zvicra a ku di unë, dhe nuk kanë as leje nga kapiteneria e portit të Durrësit, as patentë skafi as jahti. Të ndodhë një ngjarje si ndodhi në Sarandë           

Shefi i sigurisë publike në policinë e Shkodres, Petrika Dumka kërkoj që të shihen me prioritet këto shqetësime, pasi policia paralelisht me sigurinë publike, do të ketë prioritare edhe luftën ndaj kultivimit të kanabisit dhe krimit.

Parësore kemi kultivimin e bimëve narkotike. Forcat ndodhen maksimalisht në mal në kontroll të territorit dhe më pas kthehen tu japin ndihmë komunitetit. Për disa probleme duhet të hiqni ju barrën. Nuk kemi pse të verifikojmë ne letrat e bashkisë kur  bashkia ka stafin e vet. Ne letrat i marrim kur konstatojmë paligjmëri”

Shembujt nuk i munguan as shefit të stacionit policor të Velipojës, i cili madje tregoj një rast paradoksal kur bashkia Shkoder shkeli haptazi ligjin dhe në momentin që do të niste një proçedim penal ndaj saj, u ndërhy të mos kryhej ky veprim.

Drejtuesit e tjerë vendorë pas këtyre kritikave heshten dhe nëse deri në ato momente lexonin shkresat burokratike të masave që marrin në letër, zgjodhën të mos kundërpërgjigjen. Sezoni turistik i këtij viti hapet më vonë, pasi ishte parashikuar fillimisht në 13 Maj, por shtyrja me 19 të po këtij muaji, u bë për shkak të parashikimeve për reshje thanë në fund përfaqësuesit e bashkisë Shkoder.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?