Veliu: Brenda 3 vitesh ulim moshën mesatare të Policisë së Shtetit

I pranishëm në inaugurimin e ambienteve të reja të Repartit special RENEA, Drejtori i Policisë së Shtetit, ndër të tjera tha se brenda 3 vitesh, do të ulet mosha mesatare të Policisë së Shtetit. ”Hapësira që na u dha me vendimin e fundit të qeverisë për trajtimin financiar të punonjësve mbi 55 vjeç, është një tjetër mundësi për të rritur kapacitetet e brendshme, duke ulur moshën mesatare në 3 vitet e ardhshme, me të paktën 1 vit e gjysëm. Sigurisht që dhe organizata e Policisë si vetë shoqëria ka nevojë për përmirësim, ndryshim e vetëpastrim. Besoj fort se procesi i vetingut që ka nisur prej muajsh me gradat e larta, si dhe puna në vijim do të pastrojë nga radhët e Policisë së Shtetit elementet e padëshiruar dhe do ta bëjë më të shëndetshme atë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?