Veliu letër 12 Drejtorive Vendore të Policisë: Kontrolloni territorin, zbatoni masat parandaluese për koronavirusin

Pas masave të reja të marra nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u është drejtuar me një letër ditën e djeshme (10 mars 2020) 12 Drejtorive Vendore të Policisë ku u kërkon zbatimin e këtyre masave.

Policia ka për detyrë të kontrollojë territorin dhe Ardi Veliu urdhëron Drejtoritë Vendore që të mos lejojnë grumbullimet e mëdha të njerëzve në lokale, palestra, pub-e etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ngarkon gjithashtu uniformat blu me përgjegjësinë që mos lejojë tifozët të futen në stadiume dhe të ndjekin ndeshje futbolli pasi ato do të luhen rregullisht por pa tifozë.

Edhe pse me vendim qeverie janë ndaluar koncertet, tubimet, manifestimet apo dëgjesat publike, Veliu thotë se është detyrë e Policisë që të mos lejojë asnjë prej tyre.

SHKARKO APP