Veliu në Ankara, bashkëpunim në luftën kundër krimit ekonomik dhe financiar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ankara, ku u prit nga homologu i tij, Mehmet Aktaş. Veliu dhe Aktaş vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet mes dy Policive.

Gjatë takimit u trajtuan fushat më me interes ku kërkohet thellimi i bashkëpunimit mes dy Policive përkatëse. Ky bashkëpunim synohet të thellohet mes dy Akademive të Sigurisë, në fushën e luftës kundër krimit ekonomik e financiar, trajnimi i personelit policor, pajisjet për Policinë e Shtetit.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që shoqërohej nga Drejtori i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të Policisë turke si dhe vizitoi nga afër Akademinë e Policisë.

SHKARKO APP