Veliu në Kukës, policët: Punojmë orë shtesë, nuk ka staf

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas Shkodrës do të zhvillojë sot një vizitë në qytetin e Kukësit, ku do të takohet me strukturat. Punonjësit e Policisë së Kukësit, ndihen të shqetësuar nga kjo vizitë, pasi shprehen se prej kohësh mungon organika në Policinë e Rendit dhe atë Rrugore.

Ata shtojnë se punojnë orë shtesë, pasi nuk ka punonjës që ti zëvendësojnë. Takimi i Veliut me struktrat në këtë qark vjen disa javë pas vrasjes së Guxim Gjyriçit në Tropojë, ku ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Kreu i Policisë, Ardi Veliu, prej ditësh ka nisur takime me struktruar në rrethe, ku na nisur nga Shkodra. Sipas informacioneve mësohet se Veliu u ka dhënë urdhër policëve që të punojnë më shumë dhe të zbardhin krimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?