Veliu: Policia bëri punë të shkëlqyer, nisin hetimet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka përshëndetur efektivët e policisë që u angazhuan për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita. Për mediat ai u shpreh shkurt: S’kam ardhur për prononcime por për të falenderuar policët që kanë bërë një punë të shkëlqyer.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria pritet të fillojnë hetimin në lidhje me incidentet në protestën te Kryeministria. Një grup hetimi ka mbërritur në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave. Policia ka fotografuar e filmuar gjithë ngjarjet para Kryeministrisë, ndërkohë që do të mblidhen edhe provat.

“Sapo kanë mbërritur ekspertët që do të dokumentojnë të gjithë vendngjarjen, veprimet e dhunshme dhe më pas është policia që do të marrë një vendim për të proceduar dhunuesit.Sipas drejtorit të përgjithshëm të policisë janë 5 policë të plagosur. Ka pasur përfaqësues të misioneve që asistojnë në policinë shqiptare të cilët kanë monitoruar gjatë gjithë kohës të gjithë veprimet e policisë dhe protestuesve. Çdo gjë ka qenë e monitoruar. Tashmë është policia dhe prokuroria që do të vendosë për veprime të mëtejshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?