Veliu pret zyrtarët amerikan: Luftë pa kompromis krimit dhe terrorizmit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti në takim drejtorin e INL-së (International Narcotics and Law Enforcement Affairs-Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit) Benjamin Rockwell dhe drejtuesin i ri të Programit ICITAP Ronald Hendren. Gjatë takimit prezantues u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm me INL-në dhe ICITAP-in, si dhe u dakordësua për fushat ku mund të bashkëpunohet në të ardhmen.

Veliu theksoi se policia është e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe terrorizmin, si dhe bashkëpunimi me homologët dhe me gjithë organizatat ligjzbatuese dhe misionet që asistojnë punën e Policisë është një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit.

Drejtorët Rockwell dhe Hendren kanë vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit, sidomos vitet e fundit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizimit dhe shprehën gatishmërinë për ta mbështetur Policinë e Shtetit me pajisje, trajnime, logjistike etj.

SHKARKO APP