“Vëlla, mos e ça trapin”/ Xhemal Qefalia i trembur nga përgjimet me “të fortët e votave”, bërtet: Luli ik!
Partia Socialiste dhe kandidati për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj vijon fushatën elektorale në Petrelë. Në mbështetje të tij janë dhe deputetët socialistë Xhemal Qefalia dhe Blerina Gjylameti.
Në fjalën e tij, Qefalia sulmoi kryedemokratin Basha.
“E njëjta gjë ndodh sot edhe me Lulin, Lulin e shkretë, i cili vetëm të buzëqeshë të bëjë flokët me llak, vetëm bën mirë ai. Se kur ishte ministër i Brendshëm, buzëqeshte nga kryeministria lart për gjakun e katër të vrarëve. A ju kujtohet PD në ’98? Nxorri tanket, i çoi tek PD sepse mendonte se në pushtet vihet vetëm duke kërcënuar socialistët e thjeshtë. Po jo mo jo, nuk mund të ndodhi. Luli tashmë ato njerëzit që mbrëmë e kthyen në një funeral mblidhen dhe do thonë jo Rama ik, por Luli ik. Ik për të zhbllokuar PD, largohu sa më parë për ti hapur rrugë njerëzve me vizion dhe me arsye.”, tha ai.
BILD nxjerr 10 përgjime të reja: Një shtet zhytet në moçalin e mafies
Të përfshirë në krim zgjedhor janë: Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri; Ish-shefi i policisë së rajonit të Dibrës, Robert Aga; Kreu i Komisionit të Sigurisë në parlament, Xhemal Qefalia; Imer Lala, një famëkeq i njohur në mbarë vendin- mik i kryeministrit
Një shef policie, që harton një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Një ministër që i telefonon një mafiozi të njohur mbarëkombëtarisht për të diskutuar për blerjen e votave. Një bos i mafies, që mbledh kartat e përgjimit- BILD sjell të tjera përgjime të fshehta telefonike nga hetuesit e antimafies shqiptare. Përgjimet tregojnë në mënyrë ekzemplare bashkëpunimin për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 mes politikanëve më të lartë socialistë në pushtet, bosëve të mafies, policisë dhe nëpunësve të lartë civilë në Shqipëri. Ato tregojnë se përse biznesi me zgjedhjet është i leverdishëm për të gjithë: Socialistët mbeten në pushtet; Drejtuesit e policisë promovohen; Bosët e mafies marrin premtimin për mosndëshkim.
Bëhet fjalë për:
-Blerje votash.
-Bashkëpunim me bandat kriminale.
-Kërcënim dhe shantazhim i votuesve dhe nëpunësve civilë që duan të votojnë për opozitën.
-Përdorimi i policisë dhe bandave për blerjen e votave dhe për shantazh.
Të përfshirë në këtë rast janë:
-Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.
-Ish-shefi i policisë së rajonit të Dibrës, Robert Aga.
-Kreu i Komisionit të Sigurisë në parlament, Xhemal Qefalia.
-Imer Lala, një famëkeq i njohur në mbarë vendin- mik i kryeministrit. Sipas hetuesve në Tiranë, ai është një kriminel serioz i dënuar, vajza e të cilit bën karrierë me socialistët.
PËRGJIMI 2 – Xhemal Qefalia-shefit të policisë: Gjiknuri foli mirë për ty te Rama e Ruçi
Në audio-përgjimin numër 2 është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë Robert Aga me deputetin Xhemal Qefalia. Në këtë bisedë deputeti Qefalia i thotë Agës së do vijë Flamur Noka për të kontrolluar. Ai i tregon se ishin edhe në grupin parlamentar ku u diskutua edhe për shefin e policisë, Robert Aga.
Xhemal Qefalia: Bert
Shefi i policisë Dibër: Hë mo shoku im
Xhemal Qefalia: Le të rujn mo burrë, të plasi b*tha. Flamuri është i detyruar me bo politikë, po do i themi ne nesër që nuk ka punë ta përmendi më atë muhabet.
Shefi i policisë Dibër: Ai le të vijë të kontrollojë ku t’i dojë qejfi.
Xhemal Qefalia: Po ku ka ai, çka ka, ata mundohen me u justifiku e mer vesh ti ça bëhet mrena PD , ata po zihen me njëri-tjetrin. Mos u mërzit për ata o burrë
Xhemal Qefalia: Jo i pata thënë unë, më sillni kartonin, si Mesi që mbanë Barcelonën, fitoni
Xhemal Qefalia: Ja fusin kot ata o vëlla se të kishin vu ty atje e fitonin ata
Shefi i policisë Dibër: Unë jam pjesë e PS dhe nuk ndërroj për 1 milion vjet
Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim o vëlla, unë prandaj i thash mbrëmë, se ishte i gjithë Grupi Parlamentar
Shefi i policisë Dibër: Leje, leje, shyqyr që nuk thash ndonjë fjalë tjetër, unë e dija që është Gjiknuri
Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije ti që ishim aty?
Shefi i policisë Dibër: Jo mo jo thash se ishte…
Xhemal Qefalia: Ishte Gramozi aty, ishte Rama, ishin të gjithë edhe ra muhabeti jot, foli mirë për ty edhe Damiani në fakt edhe Blerina, edhe i thashë: ai duhet të kalojë, i keni q* nonën e keni kalu andej, ai bo puën edhe këndej, i thash edhe atij, ai mund të bëjë shumë edhe këtu. I thash edhe Ulsit se mos kishte kundërshtim, i thash mua më bën punë edhe në Tironë ai, por puna është që edhe atje ku është i jep drejtim
Shefi i policisë Dibër: Ishalla po më çojën nga Bulqiza
Xhemal Qefalia: E pra e të pushosh edhe ti
Shefi i policisë Dibër: Kam nevojë të pushoj pak sinqerisht
Xhemal Qefalia: Ikën ata?
Shefi i policisë Dibër: Po po i përcolla
Xhemal Qefalia: Për drekë qenë?
Shefi i policisë Dibër: Jo mo nuk e di ça bënë hëngrën
Qefalia: Drekë drekë
Shefi i policisë Dibër: Mir o shef mirë
Xhemal Qefalia: Hajde o vëlla mos e ça trapin, do bëhet më e mira, mos u mërzit për atë. Ai ta tha ty mbrëmë, mos ashtu gjë me ata.
Shefi i policisë Dibër: Jo ai ma tha në ligjëratë të drejtë mua
Xhemal Qefalia: Prandaj po them
Shefi i policisë Dibër: Mirë vëlla, hajde të përshëndes
KOHA JONË SONDAZH

