Vëllai e kërkoi në TV, nëna e dy fëmijëve: Do iki te i dashuri

Arjeta Cauli, nëna e dy fëmijëve nuk është më person i zhdukur. 26-vjeçarja u gjet në Elbasan, në banesën e një personi që sipas saj është i fejuari.

Në dëshminë e saj në polici, gruaja është shprehur se vëllai i saj nuk kishte pse dilte në televizor për ta kërkuar pasi ka ikur me dëshirë nga shtëpia. Nëna e dy fëmijëve është shprehur se do të rikthehet sërish në banesën e të riut pasi e dashuron.

“Nuk i kisha thënë familjes së të dashurit që isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë. Do ja thosha në një moment të dytë. Vëllai s’kishte pse dilte në televizor. Unë me të s’kam pasur marrëdhënie të mira. Unë ika vetë, e dua shumë djalin me të cilin ika. Do shkoj prapë tek i fejuari në Labinot Katund. E dashuroj dhe nuk ndahem prej tij”, ka thënë ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?