Vëllai artistes Simaku flet pas telefonatës së parë: Ndihem sikur kam rilindur, Parashqevia ishte amaneti i nënës
Ikona e muzikës së lehtë, Parashqevi Simaku ka prekur zemrat e çdo shqiptari dhe të gjithë duan të mësojnë më shumë për të. Kjo pasi ditë më parë iu publikua një video në rrjete sociale, ku shihej si e pastrehë, duke kërkuar ndihmë në një nga stacionet në New York. Ajo dukej se nuk është në gjendje të mirë dhe shumë njerëz reaguan duke i ofruar ndihmë për faktin se si një artiste kaq e madhe arriti në një situatë të tillë. Vëllai i këngëtares, Arben Simaku tregon për telefonatën e parë që pati me të motrën pas shumë vitesh, ku thotë se të shihte buzëqeshjen e Parashqevisë ishte lajmi i jetës që i lehtësoi zemrën. ”Po fola me kamera. Më duket sikur linda përsëri me telefonatën. Dukej e lodhur, duhet lënë koha e saj. Ne duam vetëm nga ana morale, psikologjike, por nga ana financiare nuk është asnjë problemi. Si i thonë ”leku shkon e vjen, por njeriu mbi të gjitha”, po të jetë njeriu e bën prapë lekun”.
Pjesë nga intervista:
Ben Simaku: Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime.
Kristi Gongo: Ju keni shumë vite që e kërkoni?
Ben Simaku: Nuk bëhet fjalë.
Kristi Gongo: Po mamaja juaj kur ndërroi jetë?
Ben Simaku: Në janar mbush dy vite. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!
Kristi Gongo: Ju e njohët në momentin e parë kur doli video?
Ben Simaku: Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin.
Kristi Gongo: Kanë pasur probleme në atë kohë?
Ben Simaku: Jo atëherë fare, asnjë lloj problemi. Shumë të qeshur të lumtur…
Kristi Gongo: Dhe që nga ajo kohë i shkëputët marrëdhëniet?
Ben Simaku: Jo erdhi kur vdiq babai.
Kristi Gongo: Jeni përpjekur të flisni me Eltonin në këtë rast?
Ben Simaku: Atë dua ta falenderoj jashtë mase nga zemra atë person.
Kristi Gongo: Të mbante mend Beni?
Ben Simaku: Po fola me kamera. Më duket sikur linda përsëri me telefonatën. Dukej e lodhur, duhet lënë koha e saj. Ne duam vetëm nga ana morale, psikologjike, por nga ana financiare nuk është asnjë problemi. Si i thonë ‘leku shkon e vjen, por njeriu mbi të gjitha’, po të jetë njeriu e bën prapë lekun.
Kristi Gongo: Ju e prisni të rikthehet?
Ben Simaku: Kush është ai që nuk e pret? Ka shtëpinë e vet në Durrës, ka pjesën e vet, gjakun e vetë. Unë madje kam pasur edhe firmën si më i madhi për të firmosur në mungesë të saj. /Top Channel/