Vëllai i Aldisonit: Ishin të lidhur, ai s’e ka kërcënuar Arielën

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 21-vjeçares, Ariela Murati, nga 23-vjeçari Aldison Belulaj, ka shokuar thellë opinionin publik.

Një ngjarje e veshur me mister, pasi deri më tani kanë folur familjarë të 23-vjeçarit që po lufton me jetën, pasi ndodhet në gjendje kome në spital.

Këtë herë, në një prononcim për News 24, vëllai i 23-vjeçarit ka thënë se ata të dy ishin të lidhur. Vëllai ka mohuar akuzat se Aldisoni e kishte kërcënuar Ariela Muratin. Madje ai tha se të rinjtë kanë qenë të lidhur dhe se prindërit kishin shkuar që të kërkonin dorën e saj në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kishte debate mes dy familjeve. S’është e vërtetë që ka kërcënuar se do vrasë Arielën”, tha vëllai i Aldison Belulajt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?