Vëllai i Armando Prengës: Basha është i shqetësuar, pasi tani nuk i dërgon më njeri peshk

Vëllai i deputetit Armando Prenga, Arbeni, thotë se akuzat ndaj të vëllait janë politike.

Ai thotë se Lulzim Basha ka qenë i lidhur me familjen Cali, që sipas tij i dërgonin edhe peshq nga Laguna e Patokut, për të cilën u bë edhe sherri.

Ka kohë që Lulzim Basha të jetë i shthurur në deklaratat e tij ndaj vëllait tim, të cilat ne i kemi parë thjesht si deklarata politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur ne ishim me PD-në, Basha nuk ishte as anëtar i saj dhe as ka lidhje me këtë forcë politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është aksidentalisht aty, por flet kështu sepse ka një hall të mahd.

Pas humbjes së tenderit nga familja Cali, nuk i ka dërguar kush peshk atij, as drejtorëve të tij dhe as paraardhësve të tij.

Ky është problem më i madh i Bashës, dhe jo ngjarja e Laçit”, thotë Aben Prenga për “GSH”.

Ai këmbëngul se të vëllait i është zënë pritë nga familja Cali dhe ai ka qëlluar në ajër për tu vetëmbrojtur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?