Vëllai i Armando Prengës reagon ndaj akuzave të Edi Palokës

Vëllai i Armando Prengës, Arbeni, është i bindur se i vëllai nuk ka qëlluar ndaj vëllezërve Cali. Nëse kjo ka ndodhur, sipas tij, atëherë Arben Prenga thotë se i vëllai duhet të kalbet në burg.

Por, sipas tij, nëse vëllezërit Cali gënjejnë, ata bëjnë mëkatin më të madh. “Fati ynë është se edhe ata, edhe unë jemi të fesë së krishterë dhe andej nga anët tona ne kemi një zakon, nëse Armando Prenga ka qëlluar mbi ata dy të plagosurit, kurrë të mos dalë nga burgu dhe madje të kalbet atje brenda. Shtëpia jonë nuk e pranon. Nëse ata janë burra (vëllezërit Cali), unë u jap kryqin dhe u jap dorën. Nëse Armando i ka qëlluar ata, atëherë unë nuk dua ta shoh më me sy”, ka thënë Arben Prenga.

Ai ndërkohë iu është përgjigjur edhe deputetëve demokratë. “Këta demokratët që flasin sot për vëllain tim, duke filluar nga zoti Edi Paloka, kanë ardhur në qarkun tonë. Unë e kam pasur shumë mik dhe ai më ka thënë: “Beni, unë mandatin e dua me vete sepse po i çova pesë deputetë, Sali Berisha do të më bëjë ministër Rendi. Kështu më ka thënë ai që sot i thotë vëllait tim “hajdut”.

Edi Paloka ka filluar nga qarku ynë dhe ka përfunduar në fund të Shqipërisë. Kush nuk e njeh Ed Palokën dhe se çfarë dallaveresh ka bërë”, ka thënë Arben Prenga.

SHKARKO APP