Vëllai i ish-Presidentit tregon si i shpërtheu mjeti në flakë
Zbardhen detaje nga shpërthimi në flakë i makinës së vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani, Ilir Nishani.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në qendër të Durrësit dhe ka qenë shumë i fuqishëm, sa ka krijuar panik te qytetarët. Ndërkohë, në një intervistë të shkurtër nga vendi i ngjarjes për gazetaren Haxhiaj, Ilir Nishani ka rrëfyer përjetim e tij.
“Dëgjova një zhurmë, pashë flakët nga pas makinës dhe më pas edhe përpara. Zbrita menjëherë, ktheva kokën dhe pashë flakët. Dyshoj se është defekt në impiantin e gazit, asgjë tjetër. Sot në mëngjes kur dola nga garazhi, lashë pas një erë të rëndë gazi”, tha Nishani.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.