Vëllai i kandidatit të PBDNJ Finiq prangoset, kërcënoi deputetin “Do të vras”

Sarandë, policia njoftoi se është shoqëruar vëllai i kandidatit të PBDNJ për Finiqin. Paraditen e sotme është shoqëruar Timoleo Babi, vëllai i kandidatit Jani Babi. Policia tha se shoqërimi i tij u bë pas denoncimit të deputetit Andrea Marto, i cili kallëzoi Timoleo Babin.

Timeleo Babi, 48-vjeç mësohet se ka kërcënuar deputetin gjatë mesnatës duke i thënë se “do të vras,” çka edhe ky i fundit u detyrua ta denonconte atë në polici.  Jani Babi është kandidat për Bashkinë Finiq, në subjektin e PBDNJ.

SHKARKO APP