Vëllai i Stafukës: Enveri e ka shok Durim Bamin

Vëllai i Enver Stafukës në Larushkë të Fushë Krujes tregon për ABC News lidhjet mes familjes së tyre dhe atentatorit të pretenduar të deputetit Tom Doshi, Durim Bami. Ai thotë se vëllai i tij dhe Bami pinin kafe çdo ditë bashkë, dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe ditën e rrëmbimit të Enverit.

 

Naim Stafuka, vëllai i pengut të zhdukur, Enver Stafukës, thotë se midis familjes së tyre dhe “atentatorit” të Doshit ka miqësi të vjetër.

Stafuka i tha ABC News se mbrëmjen kur tre persona i morën vëllanë peng, ai ishte duke pirë kafe me Durim Bamin, por ishte larguar pak më herët.

Vëllai i pengut të zhdukur nuk akuzon Bamin për keqdashje ndaj familjes se tyre, por aludon se një skenar po luhet me familjet e tyre.

Për fatin e Enver Stafukës, i përfolur në çështjen e vrasjes së komisar Dritan Lames, policia ende nuk ka asnjë informacion, kurse Durim Bami vazhdon të mbahet në paraburgimet e policisë së Tiranës.

Ai është në pyetje së pari për çështjen “Doshi”, për tritolin e biznesmenit Kadiu në Fushë Krujë, por edhe për Enver Stafukën.

SHKARKO APP