Vëllai vrau motrën, sot do festonte datëlindjen. Autori ka tentuar të vrasë një person kur ishte në ushtri

Vizita nga Gjermania e Diana Vukajt në shtëpinë e vëllait të saj të vogël në Shkodër, përfundoi në mënyrë tragjike, pasi u ekzekutua nga vëllai i saj, Fabian Vukaj me 4 plumba që i morën jetën menjëherë.

Mësohet se viktima sot të festonte datëlindjen, që ishte dhe kjo arsyeja e ardhjes së saj nga Gjermania në Shkodër. Në banesën e Fabian Vukaj, policia gjeti 6 shishe alkooli dhe mendohet se ka qenë i alkoolizuar në momentin që ka kryer krimin.

Mësohet se Diana i jepte një rrogë mujore prej 300 eurosh në muaj vëllait të saj të vogël, por duket kjo nuk i mjaftonte për shkak se dhe luante bixhoz dhe kanë debatuar herë pas herë për para që e motra shpenzonte për mobilimin e një shtëpie të saj në Velipojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fabian Vukaj, 55-vjeç ka qenë i dënuar me 10 vite burg para 30 vitesh për tentativë vrasjeje kur ka qenë në ushtri pasi ka goditur me thikë një person.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?