Vëllezërit Arbion e Alban Aliko dorëzohen pas rrethimit nga policia‏

 

Dy vellezërit Arbion dhe Alban Aliko janë dorëzuar pas katër ditë ndjekesh nga ana e forcave speciale të RENEA-s.

Ata janë rrethuar në fshatin Kardhiq nga ana e forcave të policisë.

Pas negociatave me policinë, dy vëllezërit kanë pranuar të dorëzohen.

Ata akuzohen si përgjegjës për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Sipas prokurorisë, dy vëllezërit Aliko janë përgatitur prej gjashtë muajsh për sulmin dhe synonin që të rikthenin “Republikën e hashashit” në Lazarat.

SHKARKO APP