Vëllezërit Balla mahnitin jurinë e “America’s Got Talent”, dhurojnë spektakël (VIDEO)

Dy vëllezër shqiptarë janë bërë pjesë e një prej spektakleve më të njohura në botë. Artan dhe Arnold Balla ishin pjesë e “America’s Got Talent”. Në një performancë disa minutëshe, ata treguan aftësinë e tyre akrobatike.

Ata kanë mahnitur jurinë me performancën dhe talentin e tyre. Duhet thënë se juria e përbërë nga Simon Coëell, Heidi Klum dhe Sofia Vergara mbeti gojëhapur, ndërsa publiku i mbështeti vëllezërit Balla me duartrokitje dhe brohoritma.

Heidi Klum u shpreh se nuk kishte parë kurrë një performancë të tillë, ndërsa Sofia Vegara tha se shfaqja ishte mahnitëse. I vetmi që pati një kritikë ishte Simon Coëell dhe ajo kishte të bënte me topat portokalli që djemtë shqiptarë përdorën gjatë performancës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në fund gjithçka u mbyll më së miri, ku dy vëllezërit Balla morën 3 “PO” nga juria, por dhe gjithë mbështetjen e publikut amerikan.

Swiss Digital Mobile Reklama
Balla Brothers Leave Judges Speechless With an Amazing Audition | AGT 2022

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?