Vëllezërit Budina të infektuar me koronavirus, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me lajmin për infektimin me koronavirus të dy vëllezërve Robert dhe Edmond Budina.

Përmes një postimi në “Twitter” Rama shpreh keqardhje ndërsa, u ka uruar atyre shërim të shpejtë. Mes të tjerash ai bën thirrje që të tregohet kujdes maksimal pasi virusi nuk ka ikur.

Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”, shkruan Rama.

SHKARKO APP