Vëllezërit, dedikimin prekës për motrën 16-vjeçare që u nda nga jeta

Ka kaluar një vit që nga koha kur 16-vjeçarja Blerta Pepa humbi jetën gjatë një operacioni në gju. Vdekja e vogëlushes bëri bujë një vit më parë, pasi familjarët e saj akuzuan spitalin privat dhe doktorët të cilët, sipas tyre u treguan të papërgjegjshëm me jetën e një fëmije.

Blerta ka qenë pjesëmarrëse në “Gjenin e Vogël 6” dhe dashuria e madhe për muzikën, ka bërë që dy vëllezërit e saj, t’i kushtojnë një këngë motrës së tyre.
Kënga, e cila titullohet “Si ta pranoj”, ende nuk është publikuar por një pjesë e saj është bërë publike nga këngëtarja Aurela Gaçe në Instagram:

“Wow, dedikimi i dy vëllezërve për motrën, së shpejti në këngë”, shkruan Aurela, e cila e ka pjesë të stafit të saj vëllain e Blertës, Ermalin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familjarët e vajzës treguan për rastin në fjalë se vajzës së tyre i bënë anestezi e plotë, ndërkohë që duhej i pjesshme, duke qenë se ishte e vogël. Ndërhyrja në gju nuk ka qenë urgjente dhe ishte planifikuar për në mëngjes, por mjekët e realizuan vonë në darkë pasi kirurgu, do të ikte të martën në Greqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?