Vëllezërit kanosin me armë 72-vjeçarin, ndërhyn policia

Policia e Vaut të Dejës parandalon përshkallëzimin e një konflikti mes dy familjeve. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:30 në Vau Dejës, ku shtetasi N. N. 72-vjeç është kanosur me armë zjarri nga vëllezërit N. Gj. dhe T.Gj. banues Vau Dejës. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e personave dhe parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Nga ana e uniformave blu po kryhen veprimet me grup hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?