Vëllezërit nga Lushnja në pranga duke falur namazin, prindërit: Nuk janë terroristë!

Prindërit  e dy vëllezërve shqiptarë të arrestuar sot nga policia nën akuzë për terrorizëm, mohojnë implikimin e djemve dhe akuzat se mund të jenë të përfshirë në akte terroriste. Ata u arrestuan në bazë të hetimeve në Itali, si të përfshirë në një grup terrorist prej 10 vetësh, që synonte të largohej për t’iu bashkuar luftës në Siri.  

Baki e Bledi Çoku janë arrestuar në një fshat të Lushnjës, ndërsa sipas prindërve ndalimi i tyre u bë në kohën kur ata ishin duke falur edhe namazin.  

Prindërit kanë shprehur dyshime se shkak i vetëm për arrestimin e tyre mund të ketë qenë komunikimi i vazhdueshëm i Baki dhe Bledi Çokut me nipin e tyre  Aldo Koduzi, që ndodhet në Siri së bashku me bashkëshorten. Babai i 40-vjeçarit të arrestuar për llogari të  Interpolit Italian, Ethem Çoku tha se arrestimi i të birit dhe shoqërimi i djalit tjetër Bledi Çoku ndodhi në kohën e faljes së namazit, brenda në shtëpinë e tyre, ne fshatin Germenji të Lushnjës.

SHKARKO APP