Vëllezërit nga Shqipëria kthehen në “ëngjëj” për italianët

Pas dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Italinë e gjunjëzuar nga virusi vdekjeprurës, dy vëllezër shqiptarë në zonën Monterosso në Bergamo kanë bërë një gjest humanitar, duke e ngritur lart Shqipërinë dhe vlerat e popullit shqiptar. Vëllezërit Skuqej nga Shkodra kanë vendosur të shpërndajnë vullnetarisht bukë në shtëpitë e italianëve, sipas Voce. Me këtë gjest furra e bukës së tyre “Bellini”, ka treguar solidaritetin duke shkuar në çdo shtëpi për të lehtësuar sadopak peshën e kësaj tragjedie. Italia po përballet me një situatë shumë të vështirë prej javësh, ku çdo ditë humbasin jetën me qindra persona nga koronavirusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?