Vëllezërit plagosin me “thikë” 32-vjeçarin në Durrës, arrestohen nga policia

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës pas një sherri me dy vëllezër. Pas këtij debati, i cili dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, vëllezërit e kanë qëlluar të riun me thikë. Të dy ata janë vënë në pranga, ndërkohë 32-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spital.

“Plagosën me mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, dyshohet pas një konflikti të çastit, ndërhyrja e menjëherëshme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorëve të dyshuar.

Rreth orës 18:45, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, dyshohet për motive të dobëta, shtetasit E.G, 36 vjeç dhe I. G. 33 vjeç, (vëllezër) kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 32 vjeç.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat, të dy vëllezërve për veprime të mëtejshme procedurale. 32-vjeçari është transportuar në spitalin e Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

SHKARKO APP