Vëllezërit “rebelë”, grushte shefit të policisë

Dy vëllezërit Mehmet Daka 38-vjeç dhe Ervis Daka 31-vjeç u përplasën me Policinë e Shtetit. Blutë e Elbasanit kishin shkuar për kontroll në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit, pas sinjalizimeve se në këtë lagje lëvizte një person i armatosur. Në momentin që kanë hyrë në lokalin e Mehmet Dakës policët kanë kërkuar që të gjithë personat e ndodhur në lokal të ngrinin duart lart e t’i bindeshin urdhrit për kontroll.

Sipas ”Report TV”, pikërisht në këto momente, jo vetëm Mehmet Daka por edhe vëllai i tij Ervis Daka kanë bërë rezistencë, madje kanë goditur shefin e Policisë së Rendit A.M.

Daka është një personazh i njohur për Policinë e Elbasanit. Në vitin 2017-të ai është përfshirë në një konflikt me shtetasin S.S. Ky i fundit e ka plagosur Dakën, e për pasojë u dënua me 3.7 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?