Vëllezërit vlonjatë: Nuk na kanë mbërritur letrat e OFL-së

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar këtë të hënë duke u dërguar kërkesat për vetëdeklarim nga dy vëllezër vlonjatë, të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Altin dhe Mikel Çuçaj, janë dënuar të dy në Itali nga Gjykata e Torinos për trafik droge dhe sipas ligjit special ta miratuar së fundmi, duhet të përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh mbi burimet e pasurisë së tyre. Vëllezërit Çuçaj janë pronar të një kompleksi turistik në Radhimë. Altin Çuçaj mohoi të ketë marrë formularin nga OFL.

”Nuk na ka mbërritur asnjë formular, po e marrim vesh nga TV. Prokuroria ka nisur më herët dy procese për verifikimin e pasurisë sonë dhe i ka pushuar se s’ka gjetur elementë të veprës penale. E çuam çështjen edhe në gjykatë dhe në të gjitha instancat rezulton se gjithçka është konform ligjit. Do t’ju vëmë në dispozicion gjithë dokumentacionin ligjor”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?