Vëllezërit vranë të riun, zbardhet konflikti
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Dibër, ku u vra me thikë një 36-vjeçar me inicialet I.Z. Një ditë nga ngjarja, policia ka arrestuar njërin nga autorët e dyshuar të vrasjes. Gjithashtu u arrestuan edhe babë e bir, pronarë të lokalit ku ndodhi ngjarja për mos kallzim krimi.
Personat e arrestuar janë Vangjel Balla, 20-vjeç, banues në fshatin Muhur; Sami Lusha, 56 vjeç, banues në fshatin Arras dhe Blerim Lusha, 25-vjeç, banues në fshatin Arras.
Suipas policisë, dyshohet se shtetasi Aleksandër Balla (i shpallur në kërkim), gjatë një konflikti për motive të dobëta në lokalin e shtetasit Sami Lusha në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla (i arrstuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.
Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Sami Lusha dhe djali i tij Blerim Lusha , në bashkëpunim me njëri tjetrin nuk kanë kallzuar për rrethanat e krimit.
KOHA JONË SONDAZH

