Vendi ende nën ndikimin e të nxehtit afrikan, sa shkojnë temperaturat sot

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here, priten vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat verilindore dhe juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata, të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerta ekstremale ditore, duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 39°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?