“Vendi është në kolaps”, Mërtiri tregon si duhet të vijë zgjidhja e krizës politike
Sociologu Ergys Mërtiri i ftuar në studion e lajmeve në Fax News foli në lidhje me ngërçin dhe përplasjen e presidentit Ilir Meta me Kuvendin në lidhje me krijimin e Gjykatës Kushtetuese.
I pyetur për referendumin që do të propozojë presidenti, Mërtiri deklaroi se Meta do të hasë sërish pengesë, pasi këtë duhet ta firmosë po Gjykata Kushtetuese.
Mërtiri po ashtu shtoi se zgjidhja e kësaj krize duhet të vijë nga vullneti politik i palëve për tu ulur në dialog, pasi vendin e ka kapluar një krizë e thellë.
Më tej Mërtiri u shpreh se problem qendron edhe në faktin se kryeministri Rama nuk pranon që vendin është në një krizë të thellë dhe se institucionet janë në kolaps.
“Referendumi është një mjet demokratik për zgjidhjen e problemeve. Unë nuk jam ekspert si jurist por mesa njoh di që ka një pengesë Meta sepse i duhet të ketë një Gjykata Kushtetuese që ta firmosë. Shumica e referendumeve janë rrëzuar në Shqipëri nga Gjykata Kushtetuese. Në këto kushte kur nuk kemi Gjykatë Kushtetuese si do të zgjidhet ky ngërç? Ky rreth vicioz? Unë nuk besoj shumë tek referendumet, mbetet kriza kërkon vullnet politik. Kur nuk ka vullnet politik do u drejtohesh instrumetave të tjere. Unë mendoj se ka nevojë për vullnet politik dhe zgjidhja e krizës duhet të vijë mes palëve me dialog.
Unë shoh që gjatë këtyre ditëve rezoluta e Partive Popullore Europiane tregon se ka disa ujra që lëzivin dhe u kërkon palëve që të ulet për krizën politike që ka kapluar vendin, duhet të dialogojnë.
Ka një krizë politike sepse kemi institucionë janë në kolaps që nuk funksionojnë. Nuk kemi ende Gjykatë Kushtetuese për dy vjet. Dhe kjo Gjykatë Kushtetuese do të gjykojë politikanët?!
Problemi nuk është më se palët nuk po merren vesh, ndërkohë që kemi një kryeminstër që nuk pranon krizën, që e ka kapur pushtetin mënyrë mizore.”- u shpreh Mërtiri.