Vendi ku u vra Klodian Rasha, mbushet plot kurora e lule
Vendi ku u qëllua për vdekje Klodian Rasha, është mbushur me kurora e lule nga familjarët dhe të afërmit e tij. 25-vjeçari u qëllua nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj pas një ndjekje në rrugicat e lagjes në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit. ”U prehsh në paqe vëllaçko”, shkruhet në njërën nga kurorat. Vrasja ngriti në këmbë gjithë Shqipërinë për një javë rresht me protesta të shumta në shumë qytete, ndërsa sollën edhe largimin e Sandër Lleshajt nga detyra si Ministër i Brendshëm.