Vendi në karantinë, ja qyteti që po e vuan trefish këtë situatë
Në kuadër të masave të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit qyteti Fierit këtë mbasdite ka qenë i zbrazur.
Ajo që u vu re ishte se pedonalet kryesore kanë qeën bosh nga qytetarët ,si pedonalja Muharrem Agolli ,Jakov Xoxa dhe Qendra.
Bizneset kishin ulur qepenat ,dhe një tjëtër detaj janë njoftimet nëpër dyert e agjensive ,ku lajmerojnë datat e mbylljes .
Qytetit të Durrësit nga ana tjetër sikur mos ti mjaftonin pasojat e termetit dhe situata me virusin mbrëmjen e sotme ka hasur një tjetër problem atë me energjinë elektrike duke e lënë qytetin bregdetar në errësirë totale në këto netë të vështira që po kalon vendi si pasojë e pandemisë.
Edhe më herët gjatë ditës kemi vëne re një lëvizje të reduktuar të qytetarëve edhe në qytetet të tjera të vendit si në Lezhe, Shkodër, Tiranë etj.
Ndërkohë kontrollet vazhdojnë nga organet kompetente deri në një normalizim të situatës.